Lidhje

Autoritetet franceze nuk gjejnë prova për sulme të mundëshme terroriste - 2003-12-25


Autoritetet franceze thonë se nuk kanë gjetur prova që terroristët po planifikonin të përdornin avionët e agjencisë ajrore Air France për të sulmuar objekte amerikane.

Ata thanë sot se nuk kishin bërë arrestime pasi kishin marrë në pyetje dhe kontrolluar pasagjerët që do të fluturonin nga Parisi me me këtë linjë ajrore sot ose dje. Pasagjerët e intervistuar u përzgjodhën në bazë të emrave që kishin dhënë zyrtarët amerikanë të sigurisë.

Një tunizian me patentë piloti për të cilin zyrtarët amerikanë kishin kërkuar që të kontrollohej me kujdes, siç zbuluan francezët ishte ende në Tunizi, jo në Francë.

//RD//

XS
SM
MD
LG