Lidhje

Beograd: Rrëfimi i të akuzuarit për vrasjen  e Gjingjiçit do të merret parasysh - 2003-12-25


Një gjykatë serbe refuzoi kërkesën për të mos e marrë parasysh deponimin e personit të akuzuar për vrasjen e kryeministrit Zoran Djindjic.

Një avokat mbrojtës tha sot në Beograd se ish-komandantin e policisë Zvezdan Jovanovic e kishin detyruar të pranonte se e kishte kryer vrasjen.

Megjithatë, gjyqtari i çështjes nuk pranoi dhe lexoi deklaratën që zoti Jovanovic i kishte dhënë policisë pak javë pasi u vra kryeministri me prirje perëndimore.

Në deponimin e tij, zoti Jovanovic thoshte se ai veproi për të mos e lejuar zotin Djindjic që të dorëzonte të dyshuar serbë në gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë.

Zoti Jovanovic tha dje se nuk ka besim te gjykata për shqyrtimin e çështjes së tij. Ai tha se kishte deponuar i detyruar nga policia dhe se në thelb është shpallur që tani fajtor. Ai tha se do ta mbronte veten duke heshtur.

Gjyqi filloi të hënën në Beograd. 21 të dyshuar po dalin para trupit gjykues, ndërsa 15 të tjerë nuk janë kapur ende dhe po gjykohen në mungesë. Mes atyre që nuk janë kapur është edhe ish komandanti i paraushtarakëve serbë Milorad Lukovic, për të cilin prokurorët thonë se kishte organizuar vrasjen. //kk//

XS
SM
MD
LG