Lidhje

Në Korenë e Veriut nuk ekziston liria e vërtetë fetare - 2003-12-25


Liria e vërtetë fetare nuk ekziston në Korenë e Veriut komuniste. Ambasadori amerikan për lirinë ndërkombëtare fetare, John Hanford, thotë se është vështirë të dihen saktësisht përmasat e shtypjes në Korenë e Veriut për shkak se regjimi është shumë efikas në veprimet e tij.

“Ne,tha ambasadori Hanford, kemi një numër të madh njoftimesh për problemet në atë vend, përfshirë ekzekutimin e anëtarëve të kishave të fshehta të krishtera, torturimin dhe burgosjen e të tjerëve, faktin se ndjekësit e besimeve fetare përjetojnë shpesh shkeljet më mizore nëpër burgje. Kemi njerëz që kanë arritur të shpëtojnë nga gjendje të tilla dhe të na njoftojnë për tato probleme. Kështu që ne kemi marrë aq shumë njoftime saqë e kemi parë të nevojëshme të flasim hapur. Nuk ka dyshim se Koreja e Veriut është një ndër shqetësimet tona më të mëdha, ajo është një ndër shkelëset më të mëdha të lirive bazë të njeriut”.

Në Korenë e Veriut, veprimtaria fetare jashtë kontrollit të qeverisë nuk është e lejuar. Janë një numër i madh dhe i besueshëm njoftimesh nga të arratisur se anëtarë të kishave të fshehta janë arretuar, torturuar, burgosur dhe vrarë për shkak të bindjeve të tyre fetare.

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il, është objekt i kultit të individit që arrin përmasat e një besimi fetar civil. Mosnjohja e të vetëquajturit Udhëheqës i Dashur si një qenie superiore trajtohet si krim i rëndë.

Gjenja e përgjithshme e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut është një ndër më të rëndat në botë, ka thënë Presidernti Bush. “Angazhimi ynë për demokraci, tha Presidenti amerikan, është provuar në vende të tilla si Kuba, Birmania, Koreja e Veriut dhe Zimbabveja, qendra të shtypjes në botën tonë. Njerëzit në këto vende jetojnë në robëri, frikë dhe heshtje.”

Kjo robëri nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. “Nga ato kampe të burgosuriosh, qeli burgjesh dhe nga mërgimi, ka thënë Prasdenti Bush, një ditë do të dalin udhëheqës të demokracive të reja.”//xh//

XS
SM
MD
LG