Lidhje

Benin: Aksidenti ajror shkakton vdekjen e 111 personave - 2003-12-26


Ekipet e shpëtimit në Benin, në Afrikën perëndimore, vazhdojnë kërkimet për persona të mbetur gjallë si dhe për nxjerrjen e trupave të viktimave pasi një avion pasagjerësh i një linje libaneze u rrëzua dje duke shkaktuar vdekjen e 111 personave.

Punonjësit e ekipeve të shpëtimit kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme në ujërat përgjatë bregdetit të Beninit, ku u rrëzua avioni. Avioni i tipit Boeing 727 po ngrihej dje nga aeroporti i qytetit Cotonou në Benin për të shkuar në Beirut, kur u përplas në një ndërtesë, u përfshi nga flakët dhe ra në Oqeanin Atlantik. Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin libanezë që po ktheheshin në shtëpi për pushime.

//rd//

XS
SM
MD
LG