Lidhje

Presidenti Trajkovski nuk dekreton ligjin për nënshtetësinë - 2003-12-26


Presidenti maqedonas Boris Trajkovski njoftoi kryetarin e Parlamentit se nuk e dekreton ligjin për nënshtetësinë të miratuar nga deputetët para pak javësh.

Ligji për nënshtetësinë parashikon shkurtimin e kohëzgjatjes së qëndrimit të personave që kërkojnë shtetësinë maqedonase nga 15 në 8 vjet si dhe lehtësi të tjera të procedurave për marrjen e nënshtetësisë.

Shqiptarët në veçanti janë ankuar me vite se shteti i ka diskriminuar në aspektin e dhënies së nënshtetësisë. Partitë shqiptare reaguan në mënyrë kritike ndaj vendimit të presidentit.

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se me këtë akt presidenti i shtetit shpreh mungesën e bashkëpunimit për çështje të cilat kanë rëndësi thelbësore për zhvillimin e vendit.

Zyrtarët e kësaj partie i thanë Zërit të Amerikës se presin që shumica parlamentare ta miratojë ligjin në një seancë të dytë të Parlamentit.

Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare i quajti banale arsyet e dhëna nga presidenti ndërkohë që thekson se në këtë mënyrë u nxirren pengesa qytetarëve të papajisur me dokumente nënshtetësie.

XS
SM
MD
LG