Lidhje

Tërmet në Iran: të paktën 20 mijë të vdekur - 2003-12-27


Zyrtarë iranianë thonë tani se të paktën 20 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti që tronditi të premten qytetin Bam në Iranin juglindor.

Zyrtarët thonë se 50 mijë të tjerë janë plagosur. Qyteti i lashtë Bam ka një popullsi prej 80 mijë banorësh.

Ekipet e shpëtimit kanë dërguar mijëra të lënduar nëpër spitale të qyteteve në afërsi të Bamit. Por, banorët vendorë po ankohen se qeveria nuk ka dërguari sasi të mjaftueshme tendash, uji dhe ushqimi.

Irani ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të përballaur katastrofën. Pak orë pas tërmetit, Rusia dërgoi në Iran dy avionë me ilaçe, ekipe shpëtimi dhe qenë të stërvitur për të kërkuar për viktima.

Presidenti Bush i përcolli ngushëllimet Iranit dhe tha se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë. Por, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë hollësi rreth ndihmës që kanë ofruar Shtetet e Bashkuara.

Tërmeti goditi qytetin Bam të premten rreth orës 5 e gjysmë të mëngjesit, sipas kohës lokale, kur shumica e banorëve ishte në gjumë.

Irani tha se forca e tërmetit ishte 6 presje tre sipas shkallës rihter, por sipas shërbimit sizmilogjik amerikan, forca e tërmetit ishte 6 presje 7.//xh//

XS
SM
MD
LG