Lidhje

Irak: Vriten 2 ushtarë tailandezë dhe 4 bullgarë - 2003-12-27


Forcat e koalicionit në Irak thanë se 2 ushtarë tailandezë dhe 4 bullgarë u vranë si pasojë e një sërë sulmesh me bombë në Kerbela, 75 kilometra në jug të Bagdadit.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha sot se nga sulmet u plagosën 37 ushtarë të koalicionit, përfshirë edhe 5 amerikanë. Kombësia e ushtarëve të tjerë nuk është konfirmuar ende.

Zyrtarë irakianë të spitalit thanë se të paktën edhe 2 irakianë u vranë dhe të paktën 80n të tjerë u plagosën.

Lajmet bëjnë të ditur një shpërthim ndodhi në një stacion policie në Karbala, një tjertër në një ndërtesë të administratër civile dhe shpërthimi i tretë tronditi një universitet lokal.

Një zëdhënës i forcave polake tha se në sulme u përdorën 4 makina bombë dhe zjarri me mortaja. Zëdhënësi shtoi se forcatg e koalicionit hapën zjarr kundër 3 makinave bombë para se ato të mbrrinin në bazat ushtarake. Gjatë sulmeve u godit edhe zyra e një guvernatori rajonal.

Ndërkohë zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se ushtarë amerikanë vranë sot më parë 4 kryengritës në qytetin e Mosulit në Irakun verior pasi u sulmuan me granada.

//ze//

XS
SM
MD
LG