Lidhje

Britani: qeveria paralajmëron se terroristët mund të jenë në fazat përfundimtare të përgatitjeve për sulme në Arabinë Saudite - 2003-12-29


Qeveria britanike paralajmëroi se terroristët mund të jenë në fazat përfundimtare të përgatitjeve për sulme në Arabinë Saudite. Në paralajmërimin e së djelës kundër udhëtimit në këtë vend zyrtarët thanë se kërcënimi nuk është i kufizuar vetëm ndaj komplekseve të banimit.

Gjatë këtij viti, në Arabinë Saudite janë kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse. Po të djelën, qeveria britanike bëri të ditura plane për të vendosur agjentë të armatosur në avionët e udhëtarëve. Në një deklaratë të përbashkët të departamenteve përgjegjëse për transportin dhe luftën kundër terrorizmit në Britani thuhet se sigurimi është vazhdimisht në shqyrtim dhe se është me rëndësi që të merren të gjithë hapat e arsyeshëm për të shkurajuar veprimtaritë terroriste.

Këto zhvillime ndodhin një javë pasi Uashingtoni e rriti nivelin e gatishmërisë ndaj rrezikut terrorist duke paralajmëruar se al-Kaida vazhdon të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të avionëve si armë.

Sekretari i Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Tom Ridge, ka thënë se informacioni i zbulimit lë të kuptohet se terroristët po planifikojnë sulme që mund t’i tejkalojnë përmasat e sulmeve të 11 shtatorit. //az//

XS
SM
MD
LG