Lidhje

Ushtria amerikane u kundërpërgjigjet sulmeve në Irak - 2003-12-29


Zyrtarët ushtarakë thonë se trupat amerikane vranë mbrëmë 3 irakianë pasi ndaj trupave u hap zjarr ndërsa po kryenin një kontroll në qytetin e Mosulit. Zyrtarët thonë se trupat amerikane që po kontrollonin një shtëpi u sulmuan nga disa persona që dyshohet të jenë anëtarë të grupit terrorist Ansar Al Islam.

Ndërkohë policia irakiane në Kirkurk thotë se ka arrestuar 4 qytetarë të huaj që dyshohet se po planifikonin sulme kundër trupave të koalicionit. Një zyrtar i forcave policore tha se dy egjiptianë, një iranian dhe një afgan u kapën me pasaporta fallso. Në një zhvillim tjetër, forcat e koalicionit thonë se kanë ndaluar 5 persona në lidhje me sulmet vetëvrasëse të së shtunës në Qerbela, nga të cilat humbën jetën 19 persona.

//rd//

XS
SM
MD
LG