Lidhje

Shtëpia e Bardhë - grimca historie - 2003-12-31


Shtëpia e Bardhë është ndoshta një prej simboleve më të njohur të Amerikës. Por, ajo nuk është thjeshtë vetëm vendi ku punon presidenti. Shtëpia e Bardhë është edhe rezidencë zyrtare dhe breza të familjeve të para kanë kaluar gëzimet dhe hidhërimet e tyre brenda atyre mureve historike. Në korrespondencën që vijon flitet për dy gra, të cilat po shfrytëzojnë përvojën e tyre në Shtëpinë e Bardhë për të ndihmuar të tjerët. Ato janë bashkëshortja e presidentit aktual dhe e bija e një presidenti të vrarë para katër dekadash.

Më 20 janar 1961, në fjalimin që mbajti me rastin e betimit, Presidenti John Kennedi tha mes të tjerash:

”Bashkëatdhetarët e mi! Mos pyesni asnjëherë se çfarëmund të bëjë vendi juaj për ju! Pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj!”

Një e re në Teksas, e quajtur Laura Welch, i dëgjoi fjalët e tij.

”Është njëri prej citateve më të njohura të botës”.

40 vjet pas betimit të Presidentit Kennedi, Laura Welch Bush, qendroi në shkallët e ndërtesës së Kongresit Amerikan, ndërsa bashkëshorti i saj bënte betimin si presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ajo e përqafoi thirrjen e John Kennedit në shërbim të publikut si Zonja e Parë e Amerikës duke përqendruar energjitë e saj në përpjekjet për të rritur mbështetjen për programet vullnetare në ndihmë të fëmijëve.

”Më pëlqejnë pa masë fëmijët. Ata sjellin gëzim shumë të madh dhe janë të këndshëm. Është kënaqësi të punosh me fëmijë dhe t’i ndihmosh të mësojnë”.

Zonja Bush, ish-mësuese dhe biblotekare shkolle, ka zhvilluar fushatë për rëndësinë e të lexuarit dhe të përfshirjes së prindërve në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve. Ajo ka gjetur një shpirt të ngjashëm tek e bija John Kennedit, Karolina, e cila po drejton një nismë për të rritur mbështetjen për shkollat publike të New Yorkut.

”Me të vërtetë, nuk mund të gjej një çështje më të rëndësishme për vendin tonë sesa arsimimi i fëmijëve tanë. Në New York dhe qytetet tona kjo është e vështirë. Klasët në këto shkolla kanë një numër tepër të madh nxënësish dhe nuk janë të sigurta”.

Karolina Kennedy dhe Laura Bush u paraqitën së bashku në programin televiziv Takim me Shtypin të rrjetit NBC, një program që zakonisht përqendrohet tek politika dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Por, të dielën pas Krishtlindjes, Takim me Shtypin u përqendrua tek këto dy gra dhe tek vendosmëria e tyre për të vënë në praktikë trashëgiminë e Presidentit Kennedi në fushën e shërbimit publik.

Të dyja theksuan se e ardhmja e vendit janë fëmijët e tij. Karolina Kennedy, autore librash mbi patriotizmin dhe Billin amerikan të të Drejtave, tha se të gjithë amerikanët duhet të përfshihen në procesin arsimor.

”Me kalimin e kohës, tha Karolina Kenedi, ne mund të krijojmë një sistem arsimor, për të cilën do të jemi të gjithë krenarë. Por kjo nuk do të jetë e lehtë”.

E bija e Presidentit Kennedy ishte vetëm tri vjeçe kur i ati bëri betimin. Ai u vra më 22 nëntor 1963, pak ditë para se ajo të mbushte 6 vjeç.//ii

XS
SM
MD
LG