Lidhje

Libi: inspektorët kontrollojnë 4 objekte bërthamore, për të cilat nuk kishin dijeni që ekzistonin. - 2003-12-31


Inspektorët e Agjencisë së OKB-së për Energjinë Atomike, gjatë vizitës së tyre të parë në Libi, thanë se kanë kontrolluar deri tani 4 objekte bërthamore, për të cilat nuk kishin dijeni që ekzistonin.

Zëdhënësja e Agjencisë, Melissa Fleming, tha se zyrtarët libianë u deklaruan inspektorëve se këto ishin objektet kryesore ku kryhej procesi i pasurimit të uraniumit.

Shefi i Agjencisë së OKB-së për Energjinë Atomike, Muhamed El-Baradei ka thënë se programi bërthamor i Libisë është në hapat fillestarë, por një njoftim i gazetës Wall Street Journal thotë se programi bërthamor mund të ketë qënë më i përparuar.

Gazeta njofton se në muajin tetor, Shtetet e Bashkuara kapën një dërgesë me mijëra pjesë centrifugash të destinuara për Libinë, që mund të përdoren për të pasuruar uranium për armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG