Lidhje

Indonezi: 9 të vrarë nga shpërthimi - 2004-01-01


Autoritetet indoneziane thonë se 9 persona u vranë dhe të paktën 32 u plagosën nga shpërthimi i një bombe gjatë një koncerti të Vitit të Ri në provincën Aceh të prekur nga konflikti.

Autoritetet thonë se bomba shkatërroi skenën ku po jepej koncerti në qytetin Pereulak në lindje të provincës Aceh. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Një zëdhënës ushtarak indonezian akuzoi Lëvizjen kryengritëse Acehu i Lirë, e cila lufton për pavarësi nga Indonezia që prej 27 vjetësh. Por një zëdhënës i guerriljeve mohoi se organizata e tij mbante përgjegjësi për bombën.//ii

XS
SM
MD
LG