Lidhje

Presidenti Bush: ndihmat për Iranin nuk nënkuptojnë ndryshim politik - 2004-01-02


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë ndihma humanitare për viktimat e tërmetit në Iran pasi ky është një veprim i drejtë, por ndihmat nuk nënkuptojnë ndonjë ndryshim në politikën amerikane ndaj Iranit.

Presidenti Bush tha se amerikanët shqetësohen kur shohin vuajtje njerëzore dhe se është me rëndësi t’i jepet ndihmë Iranit. Por presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqësit iranianë të dëgjojnë zërat e atyre që dëshirojnë lirinë, të dorëzojnë terroristët e al-Qaidës që mbajnë të arrestuar dhe të heqin dorë nga programi i tyre i armëve bërthamore.

Vendimi amerikan për të të pezulluar disa sanksione ndaj Iranit është mirëpritur nga një numër zyrtarësh në Teheran, të cilët thonë se kjo mund të sinjalizojë përmirësimin e marrëdhënieve. Ndërkohë, në qytetin e lashtë iranian Bam, dje u nxorrën nga rrënojat e tërmetit tre njerëz të gjallë.

Zyrtarët thonë se nga tërmeti i së premtes së kaluar në Bam dhe në zonat përreth humbën jetën rreth 30 mijë njerëz.//ii

XS
SM
MD
LG