Lidhje

Irak: rrëzohet një helikopter amerikan duke shkaktuar vdekjen e një ushtari - 2004-01-02


Zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara në Irak thonë se një helikopter i ushtrisë u rrëzua në zonën e Falluxhas, në perëndim të Bagdatit, duke shkaktuar vdekjen e një ushtari dhe plagosjen e një tjetri.

Zyrtarët nuk thanë se cili mund të ketë qenë shkaku i rrëzimit ose sa vetë ishin në bordin e helikopterit të vogël që përdorej për rikonjicion.

Para dy muajsh, 16 amerikanë humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri të madh transporti Chinook, i cili u qëllua nga toka në afërti të Falluxhas.

Në një zhvillim tjetër, zyrtarët amerikanë thanë sot se trupat kanë arrestuar një irak që dyshohet se fuste në Irak luftëtarë të huaj nga Siria.

Ndërkohë, Departamenti ammerikan i Mbrojtjes njoftoi se gjatë 5 muajve të ardhshëm do të zëvendësojë të 123 mijë trupat në Irak me 110 mijë të tjera.//ii

XS
SM
MD
LG