Lidhje

Një delegacion amerikan do të shkojë javën e ardhshme në Korenë e Veriut për të vizituar një kompleks bërthamor - 2004-01-02


Koreja e Jugut tha se një delegacion amerikan do të shkojë javën e ardhshme në Korenë e Veriut për të vizituar një kompleks bërthamor pranë kryeqytetit koreanoverior, Penian.

Ministria e jashtme e Koresë së Jugut tha se ka marrë njoftim nga Washingtoni se ndihmës të Kongresit amerikan si dhe një shkencëtar i shquar i fizikës bërthamore do të vizitojnë Korenë e Veriut për katër ditë, duke filluar nga e marta e javës së ardhshme.

Njoftimet bëjnë të ditur se në delegacion mund të përfshihen edhe një zyrtar i Departamentit të Shtetit si dhe një akademik. Kjo do të jetë hera e parë që persona të jashtëm lejohen të vizitojnë kompleksin kryesor bërthamor në Yongbyon që pas dëbimit të inspektorëve të Kombeve të Bashkuara një vit më parë.//ii

XS
SM
MD
LG