Lidhje

Blair viziton trupat në Irakun jugor - 2004-01-04


Kryeministri britanik, Tony Blair, bëri të dielen një vizitë të papreitur në Irakun jugor për të falenderuar 10 mijë trupat britanike për rolin e tyre në përmbysjen e ish udhëheqësin irakian, Sadam Husein.

Zoti Blair tha në qytetin jugor Basra se bota kërcënohej nga ai që e cilësoi si ekstremizëm islamik të formave të ndryshme dhe regjimet që përpiqen të zhvillojnë armë të shkatërrimit në masë. Kryeministri britanik theksoi se Blair vizitin trupat në Irakun jugor Kryeministri britanik, Tony Blair, bëri të dielen një vizitë të papreitur në Irakun jugor për të falenderuar 10 mijë trupat britanike për rolin e tyre në përmbysjen e ish udhëheqësin irakian, Sadam Husein.

Zoti Blair tha në qytetin jugor Basra se bota kërcënohej nga ai që e cilësoi si ekstremizëm islamik të formave të ndryshme dhe regjimet që përpiqen të zhvillojnë armë të shkatërrimit në masë.

Kryeministri britanik theksoi se fushata e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar udhëheqësin irakian ishte shumë e rëndësishme për qendrueshmërinë globale. Ai tha se ndërhyrja ushtarake në Irak nuk ishte një provë dhe paralajmëroi se pa atë ndërhyrje forcat e koalicionit nuk do të ishin kurrë në gjendje të përballonin kërcënimin terrorist në vende të tjera.

Ai vuri gjithashtu në dukje se qindra mijëra qytetarë irakianë vdiqën nëpër burgje gjatë regjimit të Sadam Huseinit.

Washingtoni dhe Londra kanë argumentuar se fakti që Sadam Huseini ka përdorur armë të ndaluara në vitin 1988, justifikon ndërhyrjen ushtarake të udhëhgequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Mirëpo, autoritetet e koalicionit ende nuk kanë gjetur armë të tilla në Irakun e pasluftës.//xh// . Ai tha se ndërhyrja ushtarake në Irak nuk ishte një provë dhe paralajmëroi se pa atë ndërhyrje forcat e koalicionit nuk do të ishin kurrë në gjendje të përballonin kërcënimin terrorist në vende të tjera.

Ai vuri gjithashtu në dukje se qindra mijëra qytetarë irakianë vdiqën nëpër burgje gjatë regjimit të Sadam Huseinit.

Washingtoni dhe Londra kanë argumentuar se fakti që Sadam Huseini ka përdorur armë të ndaluara në vitin 1988, justifikon ndërhyrjen ushtarake të udhëhgequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Mirëpo, autoritetet e koalicionit ende nuk kanë gjetur armë të tilla në Irakun e pasluftës.//xh//

XS
SM
MD
LG