Lidhje

Udhëheqës botërorë përshëndesin marrëveshjen Indi-Pakistan - 2004-01-07


Udhëheqës botërorë po përshëndesin një marrëveshje historike midis Indisë dhe Pakistanit për rifillimin e bisedimeve mbi rajonin e Kashmirit, ndaj të cilit të dyja vendet kanë pretendime territoriale.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, tha se është i sigurt që kryeministri indian, Atal Behari Vaxhpaji, dhe presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, do të gjejnë urtësinë dhe do të kenë aftësinë e duhur udhëheqëse për të çuar procesin përpara.

Italia, Britania dhe Gjermania e përshëndetën njoftimin se mes dy rivalëve bërthamorë do të zhvillohen bisedime muajin tjetër, pas një ndërprerje prej dy vjetësh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, tha se marrëveshja midis dy udhëheqësve krijon mundësi të reja për paqe në rajon.

Gjenerali Musharraf dhe Kryeministri Vaxhpaji thanë se raundi i ri i bisedimeve do të prëqendrohet tek mosmarrëveshjet prej dekadash rreth Kashmirit si edhe tek çështje të tjera, përfshirë terrorizmin dhe bashkëpunimin ekonomik. Udhëheqësi pakistanez e cilësoi marrëveshjes si zhvillim historik dhe tha se është i bindur se bisedimet do të sjellin paqen.

Njoftimi për arritjen e marrëveshjes u dha në fund të një takimi rajonal të nivelit të lartë të vendeve të Azisë Jugore në Islamabad. Udhëheqësit e 7 vendeve të shoqatës ranë dakord të krijojnë një zonë të madhe të tregtisë së lirë dhe të hartojnë një kartë shoqërore që ka për synim nxitjen e bashkëpunimit midis një miliard e 400 milionë banorëve të rajonit.//xh//

XS
SM
MD
LG