Lidhje

OKB: pret që bisedimet mbi Irakun të jenë konstruktive - 2004-01-07


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha se pret që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë një delegacion të nivelit të lartë në bisedimet e këtij muaji mbi Irakun.

Zoti Anan tha se pret që bisedimet e 19 janarit mbi rolin e organizatës botërore në Irak do të jenë konstruktive dhe që në to të marrin pjesë zyrtarë amerikanë dhe përfaqësues të Këshillit Qeverisës Irakian. Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë thënë nëse do të marrin pjesë apo jo në bisedimet e Nju Jorkut.

Të martën, Ministria e Jashtme franceze tha se në një sulm anës së rrugës humbën jetën një irakian dhe dy qytetarë francezë që punonin për një kompani amerikane.

Zyrtarë në Paris thanë se kundër viktimave u hap zjarr kur makina e tyre u ndal për shkak të një problmi mekanik në afërsi të Falluxhës, një qytet në perëndim të Bagdadit që ka qenë skenë e shumë sulmeve kundër forcave amerikane.

Ndërkohë, batalioni i dytë i ushtrisë së re irakiane i dha fund dje programit stërvitor//xh//.

XS
SM
MD
LG