Lidhje

Përshëndetet oferta e Phenianit për ndërprerjen e programeve bërthamore - 2004-01-07


Korea e Jugut dhe Japonia ashtu si edhe Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur ofertën e Koresë së Veriut për të ndërprerë të gjitha programet e saj bërthamore.

Ministri i Jashtëm koreanojugor, Yoon Young-kwan, thotë se kjo ofertë vërteton edhe një herë dëshirën e Koresë së Veriut për ta zgjidhur çështjen nëpërmjet dialogut.

Shefi i Kabinetit të Japonisë tha se është poziteve të shprehet një ide që i shërben përparimit të procesit, por ai shtoi se veprimtaria e Koresë së Veriut duhet ndjekur me kujdes për të parë në se ajo u përmbahet premtimeve.

Dje, Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, e cilësoi propozimin e Koresë së Veriut si interesant dhe pozitiv. Zoti Powell tha se ai do të çojë në një raund të ri bisedimesh për t’i dhënë fund krizës bërthamore me Korenë e Veriut.// lk //

XS
SM
MD
LG