Lidhje

Policia shqiptare synon të heqë vendin nga harta e kultivimit të narkotikëve - 2004-01-09


Policia shqiptare synon që gjatë këtij viti të heqë vendin nga harta e kultivimit të bimëve narkotike dhe të bllokojë të gjithë rrjetet e drogave të forta që kalojnë nga Shqipëria drejt Europës.

Ky objektiv u deklarua të premten nga drejtori i Përgjithshëm i policisë Bajram Ibraj. Sipas tij gjatë vitit të kaluar është ulur gati tre here kultivimi I bimëve narkotike dhe ka goditur 49 grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

Pasi arriti të bllokojë përfundimisht që prej më shumë se një viti trfikun e emigrantëve klandestinë që përdorte brigjet shqiptare për të udhëtuar drejt Italisë, policia shqiptare synon tani të bllokojë të gjitha rrjetet e drogave të forta që përdorin Shqipërinë si trampolinë drejt tregjeve europiane.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë shqiptare deklaroi sot se detyrë parësore mbetet heqja e vendit nga hartat e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë vitit që sapo u mbyll sipas statistikave të ministrisë së Rendit kultivimi i këtyre bimëve u ul gati me tre herë dhe policia ka asgjesuar mbi 168 mijë rrënjë canabis sativa.

Operacione të mëdha u zhvilluan kryesiht me veri të vendit ku u angazhuan edhe helikopterët për të dalluar nga ajri plantacionet e mbjella me bimë narkotike. Por nuk është aq e lehtë lufta ndaj trafikut të drogës ku janë të përfshira edhe rrjete ndërkombëtare.

Gjatë vitit të kaluar janë goditur 49 grupe kriminale me 137 persona shumicë dërrmuese e të cilëve u arrestuan. Po për trafikun e drogës janë proceduar edh 284 perona të tjerë. Gjatë 2003 policia sekuestroi 114 kg heroine dhe 1.2 kg kokainë, dhe pak ditë më parë një tjetër sasi e madhe u kap në Tiranë. Por shifrat mbeten shumë më të ulta se sa droga që zbulohet nga policia italiane pasi është nisur nga Shqipëria.

Megjithë barrierat e forta të vendosura nga policia nuk kanë munguar tentativat për të riaktivizuar trafikun e emigrantëve klandestinë dhe atë të qënive njerëzore.

Policia deklaron se ka goditur 28 grupe kriminale me 96 persona dhe se ka bllokuar 24 mjete lundruese, anije, skafe dhe gomone. Trafikantët për kërkojnë tashmë rrugë t ë tjera duke përdorur pikat e kalimit kuf! itar.

Ata i pajisin emigrantët me dokumenta të fallsifikuara. Të paktën 680 persona janë bllokuar për këtë arsye. Në këtë trafik duket se janë përfshirë edhe punonjës të policisë.

Drejtori Ibraj pranoi sot se ka mangësi në kontrollin e dokumentacionit të shtetasve që dalin nga Shqipëria dhe kjo konstatohet nga numri I personave të kthyer nga policitë e shteteve të tjera.

Aeroporti i Rinasit është një nga portat e përdorura nga trafikantët. Për këtë shkak kompanisë shqiptare të fluturimeve Albanian Airlines, autoritetet britanike i hoqën mundësinë e ushtrimit të aktivitetit në linjën Tiranë Londër.

Shkak i këtij vendimi i cili u bë i njohur dje pas publikimit në Londër të kompanive që nuk lejoheshin të fluturonin në kryeyqtetin anglez, ka qenë mungesa e sigurisë dhe kontrollit mbi emigracionin. //kk//

XS
SM
MD
LG