Lidhje

Presidenti Bush do të bëjë të njohur planin për një program të ri amerikan të hapësirës - 2004-01-09


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scott McClellan tha se plani, i cili do të shpallet ditën e mërkurë, do të pasqyrojë përkushtimin e madh të presidentit për çështjen e eksplorimit të hapësirës, si dhe nevojën për t’i vazhduar udhëtimet në hapësirë edhe pas humbjes vitin e kaluar të 7 astronautëve në bordin e anijes së hapësirës Columbia.

Pas aksidentit, presidenti Bush bëri thirrje për një rishikim rrënjësor të programit të hapësirës të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët e administratës thonë se shpallja e javës së ardhshme do të përfshijë kthimin në misionet në Hënë të astronautëve, si dhe kërkimet për ndërtimin atje të një baze të përhershme, si dhe dërgimin e njeriut të parë në Mars, për eksplorime.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm që kanë dërguar njerëz në Hënë, por ky mision ishte 30 vjet më parë. Në një raport të agjencisë së hapësirës pas tragjedisë së Kolumbias, thuhet se problemi i NASË-s kishte të bënte me mungesën e një qëllimi frymëzues afatgjatë.//ic//

XS
SM
MD
LG