Lidhje

SHBA:intensifikohet gara presidenciale - 2004-01-09


Sipas disa anketave të opinionit publik, gara për emrimin si kandidat i Partisë Demokratike për president të Shteteve të Bashkuara po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Një anketë e kohëve të fundit e zhvilluar nga rrjeti televiziv CNN, gazeta USA Today dhe organizata Gallop, lë të kuptohet se mbështetja midis votuesve demokratë për ish guvernatorin e shtetit Vermont, Howard Dean, ka filluar të bier.

Në një sondazh kombëtar në radhët e demokratëve, zoti Dean kryeson me 24 përqind, i pasuar nga gjenerali Wesley Clark me 20 përqind. Kjo përbën një rritje të ndjeshme në mbështetjen për fushatën e gjeneralit Klark. Në një anketë të ngjashme para një muaji, zoti Dean ishte 21 pikë parea zotit Klark.

Në të njejtën kohë, një anketë tjetër tregon se në shtetin New Hempshire, gjenerali Klark doli në vend të dytë pas zotit Dean, duke kaluar Senatorin John Kerry të shtetit Mesaçusets.

Gjenerali Klark nuk i ka kushtuar shumë vëmendj garës në Iowa, por është përqendruar më shumë tek zgjedhjet paraprake të shtetit New Hempshire të 27 janarit. “Unë nuk u kushtoj vëmendje të madhe rezultateve të anketave. Por, mund të them që kudo që kemi shkuar, jemi pritur nga turma të mëdha përkrahësish. Njerëzit vinë duke thënë se ne përkrahnim zotin Dean apo Senatorin Kerry, por tani jemi me ju”, shpjegon gjenerali.

Sondazhet shtetërore tregojnë se zoti Dean është thuajse në krye të listës së 9 kandidatëve demokratë në Iowa dhe kryeson me rezultat të thellë në New Hempshire. Zoti Dean thotë se fitorja në zgjedhjet e para paraprake në shtetin Iowa do t’i jepte shtytje të madhe garës së tij presidenciale.“Fitorja në shtetin Iowa, thotë zoti Dean, do të na jepte një avantazh të madh, përndryshe gara do të bëhet gjithnjë e më e fartë”.

Vëmendja e madhe që poi u kushtohet kandidatëve Dean dhe Clark, ka filluar të zemërojë demokratët e tjerë në garë. “Dëgjoni, është nevoja që ju gazetarët të mos flisni vetëm për kandidatët kryesorë, është nevoja që të përqendrohemi në çështjet thelbësore të garës presidenciale”, thotë Senatoru Kerry.

Ish guvernatori Dean ka kryesuar garën gjatë gjithë vitit për shkak të opozitës së tij ndaj luftës në Irak. Fushata e tij pati sukses edhe në përpjekjet për të siguruar mbështetjen e organizatave bazë dhe për të mbledhur fonde nëpërmjet internetit.

Mirëpo, anketa e fundit tregon gjithashtu se sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Presidenti Bush do të fitonte ndaj zotit Dean me rezultat të thellë..

Analistë politikë mendojnë se disa demokratë kanë filluar të ndryshojnë qendrim dhe të mbështesin kandidatë të tjerë nga frika se Howard Deani nuk do të ishte kandidat i fortë kundër Presidentit Bush. Analisti i pavarur politik, Stuart Rothenburg, foli në programin Encounter të Zërit të Amerikës: “Mendoj se në rastin e zotit Dean kemi të bëjmë me dy probleme, dyshimet rreth aftësisë së tij për të fituar në zgjedhje dhe nëse qendrimet e tij janë tepër liberale ndaj çështjeve të tilla si taksat”.

Por, zoti Rothenberg thotë gjithashtu se duket që shumica e përkrahësve të zotit Dean janë të vendosur ta mbështesin atë pasi të fillojnë votimet në Iowa dhe New Hempshire. Ai thekson se fitoret në dy garat e para do të përmirësonin ndjeshëm mundësitë që ai të emrohet kandidati i Partisë Demokratike për president.

Garat në Iowa dhe New Hempshire fillojnë procesin e përzgjedhjes së delegatëve për në kuvendet kombëtare që do të mbahen më vonë gjatë këtij viti.//xh//

XS
SM
MD
LG