Lidhje

Ulet niveli i gatishmërisë ndaj sulmeve terroriste - 2004-01-10


Zyrtarë amerikanë po e ulin nivelin e gatishmërisë ndaj sulmeve terroriste, por përsëritën një paralajmërim global, duke thënë se qytetarët amerikanë vazhdojnë të jenë në shënjestër të terroristëve.

Sekretari Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tom Ridge, tha se niveli i gatishmërisë po ulet nga kodi portokalli në atë të verdhë për shkak të pakësimit të shenjave të besueshme për sulme terroriste. Por, ai tha se gatishmëria do të vazhdojë të mbetet e lartë për disa industri dhe pjesë të caktuara të vendit.

Masat e sigurimit të aviacionit do të vazhdojnë të jenë të rrepta. Por, ai nuk pranoi të thoshte se cilat industri dhe zona të tjera do të mbesin nën nivelin e lartë. Niveli i rrezikut terrorist u ngrit në shkallën e dytë më të lartë më 21 dhjetor, kur Sekretari Ridge paralajmëroi për rrezikun e sulmeve gjatë periudhës së festave që mund të ishin të përmasave më të mëdha se ato të 11 shtatorit 2001.

Dje vonë, departamenti amerikan i shtetit bëri një paralajmërim për mbarë botën, duke thënë se zyrtarët amerikanë po shikojnë shenja në rritje se Al-Kaida po përgatitet të sulmojë interesat amerikanë nëpër botë.

//ze//

XS
SM
MD
LG