Lidhje

Irak: Në Xhaminë Al-Tabul gjenden armë dhe eksplozivë - 2004-01-10


Më 1 janar, ushtarë irakianë dhe forca të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara bastisën Xhaminë Al-Tabul në pjesën juglindore të Bagdadit. Trupat po vepronin në bazë të informacionit nga irakianë vendas se mbeturina të regjimit bathist të Sadam Huseinit ishin fshehur në xhami. Siç tha gjenerali amerikan, Mark Kimmitt, u bë çdo përpjekje për të respektuar shenjtërinë e xhamisë gjatë kësaj bastisjeje. ”Për hir të ndjeshmërisë që paraqesin monumentet fetare në Irak dhe vendet e shprehjes fetare, ne jemi tepër të kujdesshëm dhe nuk zhvillojmë kontrolle pa patur informacine të verifikuara mirë. Rezultatet e kontrollit tonë në këtë xhami sigurisht që treguan se xhamia po përdorej për qëllime të tjera përveç shprehjes së lirë të besimit fetar”.

32 vetë u ndaluan gjatë bastisjes dhe gjeneral Kimmitt thotë se autoritetet gjetën edhe një arsenal të madh armësh e lëndësh plasëse të paligjshme. ”Pesë kallëpë lënde shpërthyese PE-4, tri paketa me TNT dhe një çantë me klapsolla...”. Ndër armët e tjera, u gjetën barot, mortaja, karikatorë me fishekë, granadahedhës e granada artizanale.

Shihet qartë se bastisje ishte e domosdoshme. Por irakianët u zemëruan. Qarkulluan zëra madje se trupat kishin grisur faqe nga Korani i xhamisë, por nuk ka absolutisht prova se ka ndodhur një gjë e tillë. Në fakt, gjeneral Kimmitt tha se forcat e koalicionit janë instruktuar që të respektojnë të gjitha objektet fetare. ”Megjithë faktin se xhamia ishte përdorur për veprimtari kriminale, terroriste dhe kundër koalicionit, nga forcat e ndërhyrjes u tregua kujdesi më i madh për të respektuar shenjtërinë e saj dhe për të përdorur sa më pak forcë që të ishte e mundur për realizimin e operacionit”.

Koalicioni do të vhazhdojë të tregojë respekt për traditat fetare irkiane. Siç ka thënë Presidenti Bush, ”lufta e Shteteve të Bashkuara nuk zhvillohet kundër Islamit apo kundër besimit të praktikuar nga muslimanët. Lufta e Shteteve të Bashkuara është kundër së keqes. Ajo është qartazi lufta e së mirës kundër së keqes dhe nuk ka asnjë dyshim se e mira do të triumfojë”. //az//

XS
SM
MD
LG