Lidhje

Kryeministri palestinez shprehet ashpër kundër murit izraelit të sigurisë - 2004-01-11


Kryeministri palestinez, Ahmed Kureia, tha se muri i sigurimit i ndërtuar nga Izraeli nëpër pjesë të Bregut Perëndimor, nuk do të sjellë paqe apo siguri për shtetin hebraik.

Duke folur të dielën në qytetin Kalkilja të Bregut Perëndimor, i cili është i rrethuar thuajse krejtësisht nga muri, zoti Kureia e cilësoi atë thjeshtë si mur i ndarjes raciste.

Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Kombeve të Bashkuara ta kuptojnë se muri 10 metra i lartë zhduk të gjitha mundësitë për themelimin e një shteti të pavarur palestinez.

Të shtunën, Organizata për Çlirimin e Palestinës tha se gëzon të drejtën të shpallë në mënyrë të njëanëshme pavarësinë në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazps dhe Jeruzalemin lindor, territor, të cilin Izraeli e pushtoi në luftën e vitit 1967.

Mirëpo, Izraeli e hodhi të dielën poshtë pretendimin e Organizatës palestineze, duke thënë se nuk do të lejojë krijimin e një shteti të tillë pa arritjen e një marrëveshjeje të përgjithshme paqeje.

Izraeli thotë se i nevojitet muri 700 kilometra i gjatë për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste palestineze. Por, palestinezët e karakterizojnë murin si grabitje e tokës që ka për synim mbrojen e territorin që Izraeli pushtoi 37 vjet më parë. //kk//

XS
SM
MD
LG