Lidhje

Presidenti Bush shkon në Meksikë - 2004-01-12


Presidenti Bush mbërriti në Meksikë, ku do të takohet me udhëheqësit e vendeve të Amerikës së Jugut, me të cilët do të bisedojë për çështje si tregëtia, varfëria dhe korrupsioni.

Presidenti do të takohet me zyrtarët e lartë të 33 vendeve të tjera, në qytetin e Meksikës veriore, Monterrey, gjatë një konference dy-ditëshe. Presidenti ka në plan gjithashtu të zhvillojë takime kokë më kokë me homologët e tij të Meksikës, Brazilit, Argjentinës dhe Kilit.

Presidenti Bush pritet t’u kërkojë vendeve pjesmarrëse në takim të mbështesin Marrëveshjen e Tregëtisë së Lirë midis 34 vendeve, si dhe të fillojnë t’i përjashtojnë qeveritë e korruptuara nga Organizata e Shteteve Amerikane, e cila po organizon takimin.

//rd//

XS
SM
MD
LG