Lidhje

Trupat amerikane vrasin 7 irakianë - 2004-01-12


Ushtria amerikane thotë se trupat e saj vranë 7 irakianë gjatë një përleshjeje me persona të armatosur që përpiqeshin të vidhnin naftë nga një naftësjellës në pjesën qendrore të Irakut.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se një informator i çoi ushtarët në një objekt në veri të qytetit Samarra ku u diktuan dje të 40 personat e armatosur. Zëdhënësi tha se ushtarët iu përgjegjën zjarrit pasi u qëlluan të parët.

Shtatë irakianë u vranë ndërsa të tjerët mundën të largohen. Tre kamiona cisternë u shkatërruan. Lidhur me një incident tjetër, zyrtarët thanë se një ushtar amerikan u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga një shpërthim në Bagdad.

XS
SM
MD
LG