Lidhje

Uashingtoni kritikon vendimin e Këshillit Mbikëqyrës iranian - 2004-01-13


Departamenti amerikan i Shtetit kritikoi vendimin e një organi të qeverisë iraniane për t’u mohuar shumë politikanëve reformistë të drejtën për të konkuruar në zgjedhjet parlamentare të muajit tjetër.

Zëdhënësi Adam Ereli i bëri thirrje qeverisë iraniane të heqë dorë nga ato që ai i cilësoi si përpjekje për të paracaktuar rezultatin e zgjedhjeve të shkurtit.

Këshillit Mikqyrës, një organ i pazgjedhur 12 anëtarësh i mbizotëruar nga politikanë të vijës së ashpër, ka kompetencat të përmbysë vendimet e parlamentit të mbizotëruar nga reformistët.

Këshilli nuk ka dhënë shpjegime rreth vendimint të tij, por lajmet bëjnë të ditur se disa reformistëve u është mohuar e drejta të konkurojnë për shkak të qendrimit të tyre gjoja anti-islamik.

Reformistët vazhduan edhe të hënën protestën e tyre të heshur tek ndrëtesa e parlamentit. Zyrtarë të lartë thonë se guvernatorët e 27 krahinave të vendit i kanë dërguar një letër Presidentit Muhamed Khatami, përmes së cilës kërcënojnë se do të japin dorërheqjen nëse vendimi i këshillit nuk përmbyset brenda një jave.

Presidsenti reformist ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ka deklaruar se do të ndjek rrugën ligjore për të përmbysur vendimin. Por, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha dje se duhen shfrytëzuar të gjitha kanalet ligjore për zgjidhjen e problemit, para se ai të ndërhyjë dhe të japë vendimin përefundimtar.//xh//

XS
SM
MD
LG