Lidhje

Vlorë: Spastrime në radhët e policisë - 2004-01-13


Një furtunë spastrimesh ka goditur radhët e policisë së qarkut të Vlorës e cila mbulon thuajse të gjithë zonën bregdetare deri afër Sarandës. Mbi 20 oficerë të mesëm e të lartë janë ndëshkuar pas tragjedisë së katër ditëve më parë. Bëhet fjalë për shefa zyrash rajonale, shefa pikash kufitare, inspektorë të cilët janë përjashtuar, pezulluar ose transferuar nga postet që mbanin deri më tani. Përvec tyre me urdhër të drejtorit të policisë së Vlorës janë marrë masa edhe ndaj një numri policësh.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Bajram Ibraj, është ngritur një grup pune me në krye drejtorin e policisë kriminale, i cili do të bëjë analizën e plotë të ngjarjes dhe do të hartojë një raport të detajuar rreth saj dhe përgjegjësisë së strukturave policore. Në bazë të këtij raporti do të përcaktohen dhe hapat që do të ndërmerren për të mos lejuar riaktivizimin e trafikut të emigrantëve klandestinë.

Policia e Vlorës do të rihapë edhe një herë dosjet e mëparhme lidhur me trafikantët të cilat ishin pushuar nga prokuroria apo gjykata.

Po sot është arrestuar dhe një tjetër persona i kërkuar për tragjedinë e 9 janarit. Bëhet fjalë për një nga shoferat që ka kryer transportin e emigrantëve klandestinë. Në këtë mënyrë numri i arrestimeve arrin në 6, mes të cilëve janë 2 skafistët, komandanti i postës së Dhërmiut dhe nëndrejtori i portit të Vlorës. Në kërkim janë ende pronarët e gomones dhe tre persona të tjerë që kanë luajtur rolin e ndërmjetësit. Në gjendje të lirë po vazhdon hetimi ndaj dy funksionarëve të lartë të policisë në Shkodër dhe Vlorë, që kishin lidhje të afërta familjare me njërin prej skafistëve.

Ministri i Rendit Igli Toska i ka dhënë mbështetje drejt orit të policisë së Vlorës për të vazhduar më tej reformën dhe forcimin e luftës kundër trafiqeve, e cila është konsideruar si detyra kryesore e kësaj drejtorie.

//rd//

XS
SM
MD
LG