Lidhje

Rrëzohet një tjetër helikopter amerikan në Irak - 2004-01-13


Policia irakiane thotë se trupat amerikane vranë të paktën dy irakianë në qytetin Fallujah pasi ushtarët u sulmuan me raketa. Policia tha se të paktën tre persona të tjerë u plagosën në incidentin e sotëm. Nuk ka njoftime për viktima në rradhët e ushtrisë amerikane.

Përleshja ndodh ndërkohë që një helikopter amerikan u rrëzua në afërsi të qytetit. Ushtria tha se helikopteri mund të jetë qëlluar. Dy anëtarët e ekuipazhit shpëtuan. Në qytetin Kut në juglindje, trupat ukrainase u përleshën për të dytën ditë me protestuesit irakianë që kërkojnë punë. Dëshmitarët thanë se disa demonstrues u plagosën kur trupat hapën zjarr.

XS
SM
MD
LG