Lidhje

Shpërthim në Irak - 2004-01-14


Autoretitet në Irak thanë se një valë sulmesh ka shkaktuar vdekjen e 14 vetave dhe plagosjen e shumë të tjerëve gjatë 48 orëve të fundit.

Zyrtarë ushtarë amerikanë thanë se një makinë bombë shpërtheu përjashta një stacioni policie në qytetin Bakuba të Irakut qëndror. Por u dhanë njoftime kontradiktore në se shpërthimi ishte një sulm vetëvrasës apo u aktivizua nga distanca.

Në qytetin tjetër të Irakut qëndror, Tikrit, policia irakiane tha se persona të armatosur hapën zjarr dhe vranë 2 pakistanezë dhe një turk, të cilët punonin për një kontraktor amerikan në Irakun qëndror.

Në veri të Bagdadit, zyrtarë amerikanë thanë se të martën ushtarët vranë 8 irakianë në një betejë në Samarra.

//ze//

XS
SM
MD
LG