Lidhje

BUSH: Tregtia e lirë çon në begati - 2004-01-14


Udhëheqësit e 34 vendeve të Hemisferës Perëndimore i dhanë fund takimit dy ditësh të nivelit të lartë në Meksikë që u përqendrua te tregtia e lirë, varfëria dhe lufta kundër korrupsionit e terrorizmit.

Në përfundim të takimit, presidenti meksikan, Vincente Foks, foli për zgjerimin e tregtisë së lirë në gjithë hemisferën. Ai përmendi Meksikën si shembull të një vendi që ka përfituar nga marrëveshjet e tregtisë së lirë me vende tët jera.

Presidenti Bush tha se e shikon zgjerimin e tregtisë së lirë në hemisferë si objektivin më të rëndësishëm të takimit. Ai dhe homologu i tij meksikan thanë se tregtia e lirë çon drejt begatisë.

Por, presidenti i Brazilit kundërshtoi idenë se tregtia vetëm mund të zhdukë varfërinë. Ai u bëri thirrje vendeve të rajonit që të punojnë për zgjidhjen e problemit të zgjerimit të hendekut midis të pasurve dhe të varfërve.//xh//

XS
SM
MD
LG