Lidhje

Shkodër, Lezhë: sekuestrohen prona të trafikantëve të dyshuar - 2004-01-15


Policia dhe prokuroria kanë ndermarrë sot ne qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës, një serë sekuestrimesh të pronave te trafikanteve të qenieve njerezore dhe te drogës.

Sekuestrimet ndermerren nderkohe qe parlamenti nisi seancën e jashtzakonshme të thirrur nga opozita pas tragjedisë së 9 janarit.

Pas hetimeve te nguteshme, qe po zhvillohen prej pese ditesh, eksperte te prokurorise se pergjithshme dhe te policise se shtetit, sot paradite sekuestruan ne Shkoder tre automjete, me te cilet trafikantet e tragjedise se 9 janarit kishin bërë transportimin e njerëzve nga Shkodra ne drejtim te Vlores.

Sekuestrimi i autmjeteve behet vetem dy dite pas arrestimit te dy shofereve, per te cilet gjykata e Shkodres vendosi masën e arrestit me burg pa afat, për akuzen e dhënies se ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit shteteror, me pasojë vdekjen.

Deri tani policia e Shkodres,e cila po bashkepunon edhe me policine e Vlores, ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur kerkimin edhe per 3 te tjere, ne lidhje me tragjedine e 9 janarit.

Sekuestrimet e pronave te trafikanteve u shtrine sot edhe ne Qarkun e Lezhes. 13 gomone dhe skafe u zbuluan dhe u sekuestruan me pas ne brigjet e detit Adriatik si dhe ne zonen e portit te Shengjinit. Sipas zedhënëses se policisë se Qarkut te Lezhes, mjetet lundruese nuk kishin asnjë lloj dokumentacioni, gje qe ka bindur grupin e eksperteve te policise dhe prokurorise se ato perdoreshin per veprimtari te jashtligjeshme.

Bashkë me mjetet lundruese policia sekuestroi edhe nje makine te tipit BMW, e cila ishte futur ilegalisht permes kufirit te Malit te Zi. Gjithashtu në qytetin e Lezhes u sekuestruan edhe dy lokale që, sipas zëdhenëses se policisë, ishin pronë e dy trafikanteve të arrestuar një vit më parë për trafik të bimëve narkotike.

Nderkohë, zëdhënesja e policisë se Qarkut te Lezhës bëri të ditur se grupi i ekpertëve, që po heton ne lidhje me rrjetet e trafiqeve te jashtëligjeshme, identifikoi sot edhe te paktën 5 lokale te tjerë në Kurbin dhe Mirditë, per te cilet të premten do të nisin procedurat e sekuestrimit, pasi duket se edhe ato jane pronë e trafikantëve.

Po ndërsa prokuroria dhe policia kanë nisur me shpejtësi operacionin për sekuestrimin e pronave që burojnë nga trafiqet e jashtëligjeshme, ne policine e Shkodres dhe ate te Lezhës ende nuk ka asnjë njoftim rreth përgjegjësisë që kane strukturat policore te antitrafikut, të cilat lejuan organizimin në qendër të qytetit të Shkodrës, trafikimin e më shumë se 30 personave, prej te cileve 21 gjeten vdekjen dhe të paktën 7 të tjerë vazhdojnë të figurojnë te humbur në det.

Ne Tirane, Parlamenti shqiptar nisi sot seancën e jashtzakonshme të thirrur nga opozita pas tragjedisë së 9 janarit. Punimet u ndërprenë disa herë me radhë pas protestave të deputetëve të djathtë për ndërprerjen e energjisë elektrike në qytetet kryesore të vendit veçanërisht në veri duke bërë të pa-mundur ndjekjen e seancës së parlamentit.

Debate të ashpra u shkembyen mes kryeministrit Fatos Nano dhe përfaqësuesve të opozitës e cila ka paraqitur një mocion mos-besimi ndaj tij duke kërkuar largimin edhe nga dretjtimi i qeverisë.//ii

XS
SM
MD
LG