Lidhje

Izraeli mbyll kufirin me Rripin e Gazës pas shpërthimit vetvrasës - 2004-01-15


Ushtria izraelite imponoi një mbyllje të përgjithëshme të Rripit të Gazës pas shpërthimit të djeshëm vetvrasës në pikëkalimin kryesor midis këtij territori palestinez dhe Izraelit.

Mbyllja e kufirit do të pengojë hyrjen në Izrael të mijra palestinezëve të pajisur me leje për të punuar atje. Në një deklaratë të ushtrisë nuk thuhej se për sa kohë do të mbetet në fuqi vendimi.

Katër izraelitë, tre ushtarë dhe një civil, u vranë nga shpërthimi i kryer nga një palestineze në pikëkalimin kufitar të Erezit. Shtatë vetë, përfshirë 4 palestinezë, u plagosën.//ii

XS
SM
MD
LG