Lidhje

Irak: Tre ushtarë amerikanë vriten në një sulm me bombë - 2004-01-17


Një bombë e vendosur në anë të rrugës shpërtheu në afërsi të Bagdadit dhe shkaktoi vdekjen e 3 ushtarëve amerikanë, duke e rritur në 500 numrin e trupave amerikane që kanë humbur jetën në Irak që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në atë vend në mars të vitit të kaluar.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se nga sulmi i djeshëm u vranë edhe dy anëtarë të personelit irakian të sigurimit dhe mbetën të plagosur dy ushtarë të tjerë amerikanë.

Në një incident tjetër, ushtria amerikane njoftoi se një ushtar amerikan humbi jetën të premten jo nga zjarri i armikut në qytetin jugor të Divanijas.

Departamenti amerikan i mbrojtjes njoftoi se mes 500 të vrarë që nga muaji mars, 346 trupa janë vrarë nga luftimet me armikun, ndërsa 154 të tjerët në incidente të natyrave të tjera.

Ndërkohë, trupat japoneze mbrritën në Kuvajt nga ku do të vazhdojnë udhëtimin për në Irak për të marrë pjesë në një mision humanitar. Kjo është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që japonezët dislokojnë forca të ushtrisë së tyre në një zonë lufte.

Në zhvillime të tjera, një zyrtar ushtarak amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha dje se numri i trupave amerikane në Irak do të pakësohet me 20 përqind gjatë muajve të ardhshëm, por një hap i tillë nuk do të ndikojë në aftësinë e tyre për të shtypur kryengritjen e armatosur irakiane.

Ai shtoi se pakësimi i trupave do të bëhet në Irakun verior të banuar kryesisht nga kurdët, ku gjendja ka qënë relativisht e qetë.

//ze//

XS
SM
MD
LG