Lidhje

Pakistan: Opozita ndërpret disa herë fjalimin e presidentit në parlament - 2004-01-17


Presidenti pakistanez Pervez Musharraf u ndërpre të shtunën disa herë gjatë fjalimit të tij prej 40 minutash në parlamentin e vendit. Ky ishte fjalimi i tij i parë në parlament që kur mori pushtetin me anë të një grushti shteti pa gjakderdhje para katër vjetësh.

Përkrahësit e gjeneralit u binin tryezave dhe godisnin me karrike në dysheme në shenjë mbështetjeje për presidentin, duke rritur zhurmën që bënin deputetët e opozitës.

Disa anëtarë të partisë kryesore fetare të opozitës, Mutahida Maxhlis-i-Amal, dolën nga salla në shenjë proteste.

Presidenti Musharraf u bëri thirrje pakistanezëve të luftojnë kundër terrorizmit, i cili tha ai rrezikon Pakistanin dhe po i jep Islamit një imazh të keq në gjithë botën.

Islamistët e vijës së ashpër në Pakistan kundërshtojnë me forcë mbështetjen e hapur të presidentit për Shtetet e Bashkuara në luftën e tyre kundër terrorizmit global. Gjenerali Musharraf u ka shpëtuar dy përpjekjeve për ta vrarë gjatë javëve të fundit. //kk//

XS
SM
MD
LG