Lidhje

Pakistan: arrestime  nën akuza për lidhje me al-Kadën - 2004-01-18


Zyrtarë apkistanezë thonë se 7 shtetas të huaj të dyshuar se kanë lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida u arrestuan të dielen në mëngjes, gjatë një bastisjeje në qytetin Karaçi.

Ministria e Brendshme e Pakistanit thotë se gjatë bastisjes u arrestuan 5 burra e dy gra dhe u konfiskuan një numër armësh e dokumentash.

Televizioni vendor njoftoi se tre burra afganë dhe dy egjiptianë u arrestuan dhe se dy gratë ishin bashkëshorte të dy prej të arrestuarve. Mirëpo, Ministria pakistaneze e Informimit nuk pranoi të konfirmonte shtetësinë e të arrestuarve, duke thënë se një informacion i tillë mund të minojë procesin hetimor që mund të çojë në arrestime të tjera.

Kanali vendor televiziv tha se gjatë bastitjes u gjetën disa granada, pistoleta, municion dhe harta të Afganistanit e të Pakistanit. Arrestimet pasojnë intensifikimin e operacioneve ushtarake pakistaneze në zonat përgjatë kufirit me Afganistanin, ku vazhdojnë të veprojnë luftëtarë talebanë dhe të al-Kaidës.

Gjatë dy viteve të fundit, qeveria pakistaneze ka arrestuar qindra persona të dyshuar si anëtarë të rrjetit al-Kaida.//xh//

XS
SM
MD
LG