Lidhje

Izraelit do t'i duhet t’i bëjë ballë një sfide ligjore rreth murit të tij të sigurisë - 2004-01-19


Izraeli po përgatitet t’i bëjë ballë një sfide ligjore rreth murit të tij të sigurisë, i cili ka për qëllim të ndajë shtetin hebre nga zonat e banuara prej palestinezëve.

Kryeministri Ariel Sharon diskutoi rreth kësaj çështjeje dje me ministrat e kabinetit. Gjykata Ndërkombëtare pritet të dëgjojë më 23 shkurt një akt padi të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që i bën sfidë ngritjes së murit izraelit të sigurisë.

Izraeli thotë se muri është i nevojshëm për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste. Por kritikët e quajnë atë pjesë të përpjekjeve për të grabitur tokë palestineze.

Zyra e kryeministrit Sharon bëri të ditur se ai dhe ministrat e tij ranë dakord t’i dërgojnë Gjykatës Ndërkombëtare qëndrimin e tyre me shkrim për të mbrojtur murin e sigurisë. Zoti Sharon e pranoi se ky projekt ka dëmtuar cilësinë e jetës së palestinezëve.

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit thotë se mbrojtja e ndërtimit të murit do të jetë diçka e vështirë.

//ze//

XS
SM
MD
LG