Lidhje

SHBA: Përkujtohet Martin Luter Kingu - 2004-01-19


E veja e udhëheqësit amerikan të të drejtave civile, Martin Luther King bëri thirrje për ti dhënë fund ashpërsisë në politikën amerikane, në ditën e festës kombëtare për nder të bashkëshortit të saj.

Coretta Scott King tha sot në Atlanta të shtetit Georgia, se në zgjedhjet e këtij viti, republikanët dhe demokratët, konservatorët dhe liberalët duhet të kujtojnë se janë që të gjithë motra dhe vëllezër.

Presidenti Bush vendosi të enjten një kurorë me lule në varrin e të ndjerit King në Atlanta ndërsa qindra protestues demonstruan kundër politikave të tij të brendëshme dhe luftës në Irak.

Martin Luther King udhëhoqi një fushatë paqësore të zezakëve amerikanë kundër ndarjes raciale dhe diskriminimit. Ai u vra në vitin 1968.//ii

XS
SM
MD
LG