Lidhje

E hënë: Votuesit demokratë fillojnë në Iowa përzgjedhjen e kandidatit të partisë së tyre për president - 2004-01-19


Votuesit demokratë në shtetin Iowa do të fillojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatit të partisë së tyre për president, i cili do të ketë përballë presidentin republikan George Bush në zgjedhjet e nëntorit.

Rreth 100 mijë anëtarë të Partisë Demokrate pritet të marrin pjesë në mbledhjet që do të zhvillohen në Iowa për caktimin e kandidatit. Ata do të takohen të hënën në mbrëmje nëpër shkolla, qendra lagjesh e shtëpi banimi për të shpallur mbështetjen e tyre ndaj njërit prej 8 kandidatëve demokratë.

Anketat tregojnë se 4 kandidatë kanë shansin më të madh për të fituar: senatori i shtetit Massachusetts, John Kerry, senatori i Karolinës së Veriut, John Edwards, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga Mizuri, Richard Gephardt, dhe ish Guvernatori i Vermontit, Howard Dean. //az//

XS
SM
MD
LG