Lidhje

Kuvajti dhe Arabia Saudite janë të gatshme të pakësojnë borxhin e Irakut - 2004-01-22


Udhëheqsit e Kuvajtit dhe të Arabisë Saudite thonë se janë të gatshëm të shqyrtojnë pakësimin e ndjeshëm të borxhit prej miliarda dollarësh që Iraku u ka vendeve të tyre.

Princi saudit i kurorës, Abdullah bin Abdul Aziz tha se Rijadi do të hyjë në negociata. Ai i bëri këto komente dje pas bisedimeve me të dërguarin e posaçëm amerikan, James Baker.

Zoti Baker vizitoi po dje Kuvajtin, ku kryeministri i atij vendi u zotua të pakësojë borxhin e Irakut nëse parlamenti e miraton një gjë të tillë.

Kryetari i Këshillit Qeverisës Irakian, Adnan Pachachi, shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara dhe kleriku i lartë shiit i Irakut do të gjejnë një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tyre lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të drejtë për drejta në Irak.

Zoti Pachachi tha se pret që Kombet e Bashkuara të dërgojnë një ekip ekspertësh në vendin e tij për të vlerësuar gadishmërinë e Irakut për mbajtjen e zgjedhjeve.

Udhëheqësi shiit i Irakut, Ajatollahu i Madh Ali al-Sistani ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të drejtë për drejta për atë që do të ishte qeveria e parë irakiane e zgjedhur me vota të lira e periudhës pas Sadam Huseinit. Por Shtetet e Bashkuara thonë se Iraku nuk mund të bëjë regjistrimin e votusve në kohë për kalimin e pushtetit i planifikuar për më 1 korrik dhe po mbështesin një plan për zgjedhje jo të drejtë për drejta të mbajtura nëpërmjet mbledhjeve, që mund të organizohen në vend të zgjedhjeve të drejtë për drejta.

Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet tani nga Kombet e Bashkuara. Adnan Pachachi, kryetar i Këshillit Qeverisës të Irakut, thotë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, do të dërgojë në Irak një ekip këshilltarësh për zgjedhjet.

“Besoj se ai do ta pranojë këtë kërkesë dhe brënda pak ditësh do të dërgojë në vendin tim një ekip ekspertësh.”

Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld, thotë se po shqyrtohen alternativa të ndryshme dhe që të gjitha, pavarësisht nga metoda, do të çojnë drejt vetë-qeverisjes së Irakut.

“Ja se ç’ndoshi këtu në Amerikë. Sapo u zhvilluan zgjedhjet në shtetin Iowa, të cilat do të pasohen nga zgjedhjet në shtetin tjetër New Hampshire. Në to kemi të bëjmë me zgjedhje të një lloji, por qëndrime krejt të ndryshme.”

Sidoqoftë, siguria do të ndërlikonte çdo mision të Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan ka nguruar të dërgojë përsëri personel të OKB-së në Irak, pas sulmit vdekjeprurës terrorist kundër selisë së Kombeve të Bashkuara në gusht të vitit të kaluar.

//ze//

XS
SM
MD
LG