Lidhje

Amerika përkujton 40 vjetorin e mbërritjes se Beatles për herë të parë në këtë vend. - 2004-01-22


Ishte 9 shkurti i vitit 1964, kur katër të famshmit Beatles u shfaqën për herë të parë në programin televiziv Ed Sullivan show. Rreth 73 mijë shikues ndoqën djemtë nga Liverpooli të debutonin në ekranin e televizionit amerikan.

Megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë, shumë artëdashës akoma mbeten besnik të grupit që u nda më shumë se tre dekada më parë, pasi u bënë më të famshmit në botë.

Në këtë përvjetor është publikuar edhe video disku dixhital i interpretimeve të 11 këngëve të Beatlesve me të cilat ata debutuan në programin televiziv amerikan, Ed Sullivan show. Kritikët shpesh kanë thënë se ishte ky program që i bëri Beatlesat të njohur në Amerikë dhe u hapi rrugën e famës.

Ndërkohë këtu në Washington, muzeumi kombëtar Smithsonian ka hapur një ekspozitë kushtuar Beatlesve me rreth 80 fotografi bardh e zi të pa publikuara ndonjëherë, ***** Aktroi i mirënjohur, Michael Douglas, do të nderohet me çmimin prestigjoz, Cecile B. DeMille, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të globit të artë që zhvillohet këtë të dielë. Dhe mes prezantuesve të tjerë gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve do të jetë edhe aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi. ***** Ndërkohë, njoftohet se Harrison Ford do ti paguajë ish gruas së tij shumën rekord prej 85 milion dollarësh pasi të dy kishin rënë dakord për t’u ndarë. Marrëveshja për divorc e ndan në dy pjesë të barabarta pasurinë e ish çiftit, dhe gjithashtu i jep ish bashkëshortes gjysmën e të ardhurave që Harrison Ford do të fitojë nga filmat që ai i ka xhiruar kur ishte i martuar

XS
SM
MD
LG