Lidhje

Ish kryeinspektori amerikan për armët në Irak akuzon agjencitë e zbulimit - 2004-01-26


Ish kryeinspektori amerikan për armët në Irak akuzoi agjencitë e zbulimit të Shteteve të Bashkuara se dështuan në vlerësimin e programeve irakiane të armëve para luftës.

Zoti David Kay tha se agjencitë amerikane nuk arritën të kuptojnë se Saddam Husseini pothuajse kishte hequr dorë nga përpjekjet për të prodhuar sasi të mëdha agjentësh kimikë dhe biologjikë pas Luftës së Gjirit Persik në vitin 1991.

Presidenti Bush përdori të dhënat e zbulimit për armët kimike dhe biologjike irakiane si dhe përpjekjet e Bagdatit për rifillimin e një programi bërthamor si justifikimet e tij kryesore për ndërhyrjen në Irak. Deri tani nuk janë gjetur armë të tilla.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti do të bëjë krahasimin midis të dhënave të zbulimit para luftës me rezultat e kërkimit pas luftës dhe se ekspertët në Irak nuk i kanë përfunduar hetimet e tyre.//ii

XS
SM
MD
LG