Lidhje

Prokurori i Hagës Blluit dyshon në se Radovan Karaxhiç do të kapet ndonjëherë - 2004-01-26


Një nga prokurorët kryesorë të Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës thotë se dyshon në se Radovan Karaxhiç, i akuzuar për krime lufte në Ballkan, do të kapet ndonjëherë, për arsye se bashkësisë ndërkombëtare i mungon vullneti ta bëjë një gjë të tillë.

Zëvendësprokurori i Gjykatës së Hagës, Graham Blluit, thotë se ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes do të ishte ndaluar tashmë, në se kapja e tij do të konsiderohej po aq e rëndësishme sa edhe kapja e Saddam Husseinit.

Zoti Blluit e bëri këtë koment në një intrevistë të botuar sot në një nga gazetat kryesore të përditshme të Sarajevës, Dnevni Avaz.

Intervista botohet dy javë pas operacionit triditësh të ndërmarrë nga paqeruajtësit e NATO-s në Bosnje për kërkimin e zotit Karaxhiç në shtëpinë e tij të vjetër, në qytetin e lindjes, Pale.

Megjithëse trupat nuk mundën ta gjejnë zotin Karaxhiç, ato thanë se kishin gjetur një numër dokumentesh, që mund t’i ndihmojnë në operacionet e ardhëshme.//ii

XS
SM
MD
LG