Lidhje

SHBA: senatori Kerry kryeson anketat në zgjedhjet paraprake të shtetit New Hampshire - 2004-01-26


Në Shtetet e Bashkuara, senatori John Kerry kryeson me një diferencë të ndjeshme ndaj rivalëve të tij në garën midis kandidatëve demokratë në prag të votimeve paraprake që zhvillohen nesër në shtetin New Hampshire.

Anketat e fundit të opinionit në këtë shtet verilindor tregojnë se senatori Kerry është më shumë se 10 përqind përpara rivalit të tij më të afërt, ish guvernatorit të shtetit Vermont, Howard Dean.

Menjëherë pas zotit Dean vijnë gjenerali në pension Wesley Clark dhe senatori i Karolinës së Veriut, John Edwards.

Senatori Kerry fitoi më shumë vota në garën e zhvilluar në shtetin Iowa, prova e parë për kandidatët që rivalizojnë për të siguruar emërimin e Partisë Demokrate.

Kandidati që do të dalë fitues në garën midis demokratëve do të ndeshet në zgjedhjet e nëntorit me Presidentin Bush.//ii

XS
SM
MD
LG