Lidhje

Përmirësimi i aeroportit Nënë Tereza të Tiranës - 2004-01-27


Qeveria shqiptare vendosi sot dhënien me koncesion të aeroportit të vetëm ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Kontratën, e cila do të zgjasë 20 vjet, e fitoi një konsorcium gjermano amerikan “Airport Partners”, i cili do të investojë mbi 80 milionë dollarë në ndërtimin e terminalit të ri për pasagjerët, brenda tre vjetësh.

Aeroporti “Nënë Tereza” do të ndërrojë së shpejti pamjen e tij, duke iu përshtatur standarteve ndërkombëtare. Një investim prej më shumë se 80 milionë dollarësh brenda tre viteve te ardhshme do të bëjë të mundur ndërtimin e një terminali të ri pasagjerësh dhe përmirësim të infrastrukturës së tij dhe ndërtimin e rrugës për në aeroport. Me këto kushte, konsorciumi gjermano amerikan Airports Partners, i cili përbëhet nga kompania gjermane Hochtief Airport, degë e bashkuar me fondin amerikano shqiptar të biznesit, u shpall fitues i garës për marrjen në koncesion të aeroprtit për 20 vjet.

Airports Partners, doli fitues në një garë ku hynë edhe 8 konsorciume të tjera, të përbëra nga kompani me emër në drejtimin e shumë aeroporteve të kryeqyteteve dhe qyeteve evropiane. Vetëm kompania Hochtief ka një përvojë 60 vjeçare në projektimin e aeroporteve, ndërtimin dhe menaxhimin e tyre. Ajo është aksionerja më e madhe e aeroprtit të Athinës, Dusseldorfit dhe Hamburgut, me një qarkullim vjetor monetar prej mbi 12 miliardë euro.

Kryeministri Fatos Nano deklaroi sot se ky investim do të thotë më shumë vende pune për shqiptarët, siguri më e lartë për pasagjerët dhe do të shërbejë më tej për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.

Aktualisht, një tjetër kompani e madhe amerikane Lockhaed Martins, ka nisur një studim për trafikun ajror mbi hapësirën e Shqipërisë, me një investim prej 32 milion dollarësh.

Muajin e kaluar, qeveria shqiptare arriti me sukses shitjen e Bankës së Kursimeve, më të madhen në vend, njërës prej bankave me të mëdha austriake, për një vlerë prej më shumë 120 milion dollarësh.// lk //

XS
SM
MD
LG