Lidhje

Lista e kandidatëve për çmimet Oskar - 2004-01-28


Pjesa e fundit e triologjisë fantastike, Lordi i Unazave kryeson listën me 11 kandidatura, përfshi atë në kategorinë e filmit dhe regjisorit më të mirë.

Gjithashtu në kategorinë e filmit më të mirë Master and Commander, Mjeshtri dhe Komandanti radhitet i dyti me 10 kandidatura.... Lumi Misterioz... Seabiscuit dhe I humbur në Përkthim... filmi që flet për dy amerikanë që bëhen miq në Tokio mori gjithashtu kandidaturat për regjisoren më të mirë Sofia Coppola dhe aktorin më të mirë Bill Murray;

Murray ka konkurrencë të fortë në këtë kategori ku përballet me Sean Penn për filmin Lumi Misterioz... Ben Kingsley për filmin Shtëpia me Rërë dhe Mjegull... Johnny Depp për Piratët e Karaibeve dhe Jude Law për Mali i Ftohtë ose Cold Mauntain.

Charlize Theron fitoi kandidaturën për portretizimin real të një vrasëse në filmin Përbindëshi... Diane Keaton me komedinë romantike Duhet të Falësh Diçka... Samantha Morton për filmin Në Amerikë... Naomi Watts në filmin 21 Gram dhe 11 vjeçarja Keisha Castle Hughes për filmin Vajza që Ngiste Balenën.

Fituesja e çmimin Globi i Artë, Renee Zellwegger konsiderohet të ketë shanse të mëdha në kategorinë e aktores më të mirë në rolin e dytë me filmin Mali i Ftohtë.

Në kategorinë e aktorit më të mirë në rolin e dytë është Tim Robbins i cili fitoi gjithashtu Globin e Artë për interpretimin në filmin Lumi Misterioz.

Disa filma prestigjoz si Mali i Ftohtë nuk arritën të marrin kandidatura në kategorinë e filmit më të mirë... pa kandidaturë mbetet edhe aktorja Nicole Kidman... Tom Cruise gjithashtu u la pa u përmendur për interpretimin në filmin Last Samurai.

//rd//

XS
SM
MD
LG