Lidhje

Dy shpërthime në Irak: vriten 6 amerikanë - 2004-01-28


Në Irak, 6 ushtarë amerikanë mbeten të vrarë të martën në sulme guerile, ndërkohë që një ekip i Kombeve të Bashkuara arriti në Bagdad për të vlerësuar gjendjen për mundërsinë e kthimit të personelit të saj ndërkombëtar.

Zyrtarë të Pentagonit thonë se tre ushtarët humbën jetën të martën vonë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në afërsi të kryeqytetit irakian. Po dje, tre ushtarë të tjerë amerikanë u vranë kur makina e tyre u godit nga një shpërthim i fuqishëm në Khaldija.

Rrjeti televiziv CNN me bazë në Amerikë tha se dy punonjës të tij u vranë dhe një tjetër u plagos të martën në një pritë jashtë Bagdadit.

Incedentet e dhunës ndodhën ndërkohë që një ekip i dytë i OKB-së mbërriti në Irak për të përcaktuar nëse Autoriteti i Përkohshëm i Irakut mund të garantojë sigurinë e ekspertëve ndërkombëtarë të zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan bëri të martën të njohura planet e tij për të dërguar një ekip të tillë në Irak për të gjetur mënyrën më të mirë për krijimin e një qeverie kalimtare.

Zoti Anan tha se shpreson që OKB-ja mund të luajë rol konstruktiv në Irak, fillimisht duke vlerësuar nëse zgjedhjet mund të mbahen atje para afatit të 30 qershorit për kalimin e sovranitetit në duart e irakianëve.

Një klerik i lartë shiit dhe udhëheqës të tjerë irakianë kanë hedhur poshtë planin amerikan për zgjedhjen e një qeverie kalimtare nëpërmjet konferencave rajonale dhe po bëjnë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta.//xh//

XS
SM
MD
LG