Paqeruajtësit e udhëhequr nga Natoja arrestuan një serb të Bosnjes të identifikuar si ish roja personale e Radovan Karaxhiçit.
Një zëdhënës i Natos tha se Zhellko Jobanoviç, i njohur me pseudonimin Luna, u arrestua sot nga paqeruajtës të veshur me rroba civile në verilindje të Sarajevës.
Zëdhënësi tha se arrestimi u bë bazuar mbi informacione të zbuluara këtë muaj në Pale, kur paqeruajtësit ndaluan një person tjetër, i cili bashkë me Jovanoviçin ishte pjestar i policisë speciale të serbëve të Bosnjes.
Arrestimet janë pjesë e një operacioni më të gjerë të Natos për kapjen e ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Karaxhiç, i cili besohet se qendron i fshehur në Bosnjen lindore.//ic//