Lidhje

Shpërthim vetvrasës në Jeruzalem - 2004-01-29


Një shpërthim vetvrasës në një autobus në qendër të Jerusalemit shkaktoi vdekjen e 10 vetëve dhe plagosjen e rreth 20 të tjerëve.

Shpëthimi ndodhi gjatë orëve me trafik të dendur të mëngjesit.

Në kohën e shpërthimit, autobusi ndodhej rreth 100 metra larg rezidencës zyrtare të kryeministrit izraelit Ariel Sharon. Zyrtarët e Autoritetit Palestinez e dënuan incidentin.

Ministri palestinez Saeb Erekat tha gjithashtu se ”cikli i dhunës mund të thyhet vetëm përmes një procesi kuptimplotë paqeje.”

Sulmi ndodh ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë po ndërmarrin përpjekje të reja për rigjallërimin e planit të paqes të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

***

Izraeli filloi nderkohe lirimin e rreth 400 palestinezëve në kuadrin e një marrëveshjeje të ndërlikuar të ndërmjetësuar nga Gjermania për shkëmbimin e të burgosurve me grupin ekstremist libanez Hezbollah.

Të burgosurit, të cilët po i kthejnë në Bregun Perëndimor dhe në Gazë, po lirohen në shkëmbim të një biznesmeni izraelit dhe trupave të tre ushtarëve izraelitë.

Izraeli ndërkohë po dorëzon trupat e 59 luftëtarëve hezbollah.

Trupat e biznesmenit dhe tre ushtarëve izraelitë u dërguan me avion nga Beiruti në Gjermani dhe pastaj iu dorëzuan autoriteteve të atjeshme izraelite në shkëmbim të më shumë se 30 të burgosurve nga vendet arabe, shumica nga Libani.//ii

XS
SM
MD
LG